Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë tubimit të sotëm në qytetin e Strugës tha ndër të tjera para të pranishmeve tha se ai së bashku me shokë ka bërë shtetin e Kosovës.

“Unë Ali Ahmeti nuk luftoj të ndërtoj karrierë, as politike dhe as historike.

Çdo do që të bëjë unë, ajo çka kam bërë unë, nuk do të përsëritet më. Unë së bashku me shumë shokë, jam njëri nga ata që kemi bërë një shtet që quhet Kosovë.

Unë jam njëri nga ata, që me shumë shokë kam ndryshuar statusin e këtij vendi e këtij shteti, statusin politik dhe juridik.

Çdo do që të bëjë unë më shumë se nga këto dy gjëra, nuk mund të bëjë. Prandaj, i tërë angazhimi im është ta ndryshojmë të sotmen, të nesërmen ta bëjmë ma mirë.

Ta shijojmë lirinë kombëtare dhe ta bëjmë ma mirë jetën ekonomike, dhe mirëqenien sociale, dhe ta bëjmë vendin tonë të bukur”, theksoi Ali Ahmeti gjatë tubimit të mbajtur sonte në Strugë.