Billbordet me propagandë partiake ku shihet Ali Ahmeti me uniformë ushtarake, 15 vjet pas mbarimit të konfliktit më 2001, shtrojnë pyetjen: A po e vesh uniformën e UÇK-së vetëm për fushatë parazgjedhore, apo ka menduar ndonjë plan tjetër?
 

Portali Portalb.mk, i cili publikoi fotografinë, përcjell fjalët e Artin Spahiut, kandidatit për deputet të BDI-së në njësinë zgjedhore nr. 4:

“Ali Ahmetit nuk ia mohon askush uniformën e UÇK-së. Ahmeti është komandant i UÇK-së dhe lider i partisë që ka dalë nga UÇK-ja. Populli mund ta definojë si të dojë, por ai njihet si lideri më paqësor dhe elementi stabilizues në këtë shoqëri. Nuk besoj se ka tendenca të tilla”.