Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Hasan Zeneli, ndërsa ka hedhur dritë, mbi vrasjen  e Zahir Pajazitit, ka folur dhe mbi rolet që kanë luajtur në lidhje me UÇK –në,  Azem Syla, Xhavit Haliti, Nait Hasani dhe Ali Ahmeti. 

Bota Sot: Kohët e fundit, në qendër të vëmendjes janë rikthyer vrasjet para, gjatë dhe pas luftës. A mendoni se ky debat është hapur qëllimshëm?

Image

Hasan Zeneli

Zeneli: Sigurisht se po. T’ju them të drejtën, këtu është mbështjellë aq shumë lëmshi dhe në fund është katranosur, sa nuk ka kush që i gjen më fillin. Duhet të hetohen të gjitha vrasjet e kryera, sepse këtu janë shumë vrasje të ndodhura në luftë, brenda luftës dhe pas luftës. Kurse sa i përket asaj, se a është bërë me qëllim ky debat, unë nuk mendoj se ky debat është hapur me diçka qëllimshëm, sepse ky debat ka qenë i hapur qysh moti. Pra ka qenë i hapur edhe gjatë luftës dhe pas luftës.

Bota Sot: Në lidhje me disa prej këtyre krimeve ende të supozuara janë lakuar edhe emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Xhavit Haliti. A keni ju informacione në lidhje me këta zyrtarë?

Zeneli: Këtu nuk bëhet fjala vetëm tek këta tre emra. Thash më parë se është mbështjellë lëmshi dhe në fund është katranosur. Këtu në nuk duhet të flasim siç flitet se janë vrarë vetëm zyrtarë të një partie politikë. Këtu janë vrarë njerëz mjaft shumë. Eprorë të UÇK-së e dhe familjarë të ndryshëm , mesa unë kam njohuri.

Bota Sot: Z. Zeneli, ditëve të fundit keni hedhur disa akuza lidhur me vrasjen e Komandantit Zahir Pajaziti. A mund të na thoni se ku i keni bazuar ato që keni thënë?

Zeneli: Po, jam në ngjarje rreth Zahirit dhe aktiviteteve guerile që nga sekondat e para e deri tek vrasja e tij dhe rënia jonë nëpër burgjet serbe. Ne kishim një problem gjatë viteve (1996-1997). Problemi duhej të zgjidhej e zgjidhja e këtij problemi për ne duhej të ishte urgjent i zgjidhur. Zahiri i urrente njerëzit të cilët, pas çdo aksioni që ndërmerrnim ne, kurse ata merrnin përgjegjësit. Zahiri disa herë këtë problem e diskutonte me ne bashkëluftëtarët e tij. Njëherë mbajtëm një takim, në shtëpinë time në fshatin Ballaban, që aso kohe edhe ishte “Shtabi i parë operativ i Gueriles” dhe vendosëm që t’i kontaktojmë këta njerëz që për veprimet tona, merrnin përgjegjësi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)