Bashkimi Demokratik për Integrim në shpalosjen e programit zgjedhorë për zgjedhjet parlamentare të parakohshme parlamentare që mbahem me 15 korrik, qëndroi në Dibër, ku kryetari i partisë, Ali Ahmeti para të pranishmëve u shpreh se asnjë ëndërr nuk i ka mbetur pa realizuar deri më tani edhe pse ëndrrat janë të pafund.

“Po hapim një kapitull që ka përkrahje dhe do të gjej edhe më tej para mijëra njerëzve dhe për këtë jam shumë i sigurt. Ne kemi mbyllur një kapitull shumë delikat për këtë vend në vitin që lamë pas duke e anëtarësuar vendin në NATO. Ndërsa tani po hapet kapitulli i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian që nuk është sfidë e lehtë pasi neve na pret një punë shumë e vështir që kërkon guxim, mençuri dhe profesionalizëm. Vendosja e standardeve evropiane në këtë vend na e përshpejton rrugën drejt anëtarësimit dhe këto standarde janë: vetting në të gjitha fushat që nga politikanët, ligjvënësit, funksionarë dhe kryetar komunash, gjyqtarë, prokuror, policë e komandat. Përse të mos hyjnë të gjithë në filtrim. Botërisht kam kërkuar që të hapet hetim që nga fillimi i veprimtarisë së I familjes tonë që nga viti 2002 deri në ditën e sotme. Vetëm kështu mund të jemi më të sigurt dhe të vendosur duke rritur besimin tek njeri tjetrit,” u shprehë në fillim të fjalimit të tij Ahmeti.

Në takimet me dibranët, para se të marë fjalën, Ahmeti u ka thënë se BDI krenohet me shumë kuadro që ka pasur në qeveri, duke veçuar mes tjerëve edhe ministrin Sadulla Duraku, për të cilin u ka thënë se gjatë kohës kur ishte ministër i ekologjisë, ka kontribaur shumë për Dibrën. Ai ka shtuar se të njëjtin kontribut Duraku e ka dhënë edhe në postet tjera që ka mbajtur.
“Të besosh është fisnikëri, burrëri duke mos qenë mos lesues gjithmonë koka kthehet pas duke shkuar drejt theqafjes. Ne kemi besuar gjithmonë adaj kjo na ka ndihmuar. Mua dhe shumë bashkëpunëtorëve të mi të 30-të viteve të fundit do na keni gardian aty ku do hasni në vështirësi dhe të jeni shumë të sigurt që shpata e vëllezërve tuaj më të vjetër nuk ka të ndalur që ju të dilni faqe bardhë. Për 20 vite në këtë vend, shqiptarët kanë investuar shumë tek rinia, kemi investuar shumë në këtë thesar, dhe jam krenar për përgatitjet që i ka dhe në çdo përballje më kanë bërë krenar , ku unë kamë marr pjesë në të gjitha tryezat, rinia jonë me dinjitet na ka prezantuar në organet e pushtetit ekzekutiv dhe atë vendor, ” theksoi Ahmeti.