Sikur të mos ju njihnim, ashtu siç nuk ju njihnim në 2001- shin.
Partia politike shqiptare, participiente në Republikën e Maqedonis së Veriut, me zëvendës ministër të Punëve të brendshme, me drejtora, me kryeshefa policie, me shefa sektori e seksioni, me zëdhënës policie, me komandanta të stacioneve, me inspektora antidrogë, na u paska “shqetësuar” gjoja për, “Lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që i’u mundësoheshka bandave të drogës nga parti politike”.
Të nderuar mjaft shitet “broçkulla e kopalla”
Një subjekt politik siç jeni Ju, me gjithë këtë “arsenall” të lartpërmendur, udhëheqës, administiv, operativ, e të gjitha me radhë, me një pushtet apsolut në bllokun shqiptarë, me një qeverisje 17 vjeçare dhe të vazhdueshme, sot shqetësoheni !?.
Jo jo, Ju nuk shqetësoheni, por bëni politik, neve këtë shumë mirë e dimë dhe e shohim.
Nëse seriozisht “shqetësoheni” për këtë fenomen që nuk është i ri, por është sa vet pjesmarja politike e juaja në këtë shtet, po edhe më herët, atëher luftojeni, pasi që ju keni mandatin për ta luftuar e jo për të “vajtuar” dilni me emër të “subjekteve politike” nëse ekzitojkan sipas jush, pasi kjo më shqetëson edhe mua personalisht.
Ju lutem mos e luani rolin e “virgjëreshës” neve shumë mirë e dim se, në subjektet politike edhe mundet të ket shitës droge, vrasës, reketash, kamatash, hajdut, edhe atë hajdut të popullit dhe të shtetit, subjektet politike janë të hapura për të gjithë, Ju këtë e dini më së miri, por të thuash se “subjekti politik”u qëndron në mbrojtje atëher kjo është diçka shumë e madhe dhe Ju na e keni borxh popullit dhe “institucioneve” t’na e bëni me dije se cili subjekt politik qenka edhe atë publikisht, për ndryshe, thjesht janë ” Broçkulla dhe kopalla” që sovrani po i ndëgjon me vite e dekata.
Krejt për fund, kjo i ngjason thënjes së popullit “Ja futa mu”
Mr. Metali Alili