Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi në fjalimin e tij në Kuvend e lexoi Deklaratën e partive Politike Shqiptare. Ai tha se asgjë të keqe nuk ka kjo Deklaratë, por se përmban kërkesat e shqiptarëve.

Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, e falënderoi Ejup Alimin, duke i thënë se ai e konfirmoi se Platforma ekziston.

“Platformë ka. E lexoi z. Ejupi, për çka e falënderoj. Kërkoj nga kryesuesi te shpërndajë stenogramet që ta kuptojnë dhe ata që kanë dilema”, tha Dimovski, ndërsa ka kërkuar që të zgjidhet Kryetari i kuvendit me qëllimin e vetëm të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu  Deputetët e VMRO-së duartrokisni dhe falënderuan Alimin që konfirmoi tezat e tyre duke lexuar platformën.