Kompania kombëtare italiane për fluturime ‘AlItalia’ ka paralajmëruar se do të ndalojë fluturimet direkte për në Maqedoni dhe anasjelltas, shkruan Telegrarfi Maqedoni.

Bëhet e ditur se ‘AlItalia’ nuk ka pas shitje të biletave aq sa ka qenë e paralajmëruar dhe për këtë ata nuk duan që të punojnë me deficit.

‘AlItalia’ është operatori i tretë për tre javë që i ndërpret linjat me Shkupin. Më herët, ‘Sëiss International’ dhe Czech Airlines i ndërprenë lidhjet me Maqedoninë nga Gjeneva dhe Praga.