Analisti politik Qenan Aliu,ka komentuar vendim e dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për të sfiduar grupin e ashtuquajtur të zjarrit të BDI-së,duke ngritur interpelancë për zv. Kryeministrin Artan Grubi.
Ja se çfarë thotë analisti Aliu në komentimin e tij:

Lëvizja BESA nuk duhet të nxitoj në kurthin politik për të sfiduar ,grupin e zjarrit, duke ngritur interpelancë për Artan Grubin. Sepse, në ditën e votimit për interpelancën deputetët e ,,zjarrit,, do të mungojnë në seancën plenare të Kuvendit.

Deputeti Izet Mexhiti edhe pse kishte mendim ndryshe por e votoi në pako zgjedhjen e qeverisë me gjith Artan Grubin.
Kapaciteti dhe temperamenti i tij nuk mund ta kundërshtoj vendimin e Ali AHMETIT. Andaj nuk do të mund ta bëjë as tani.

Po të ndodh kjo, atëherë meqë në BDI lejohet debati në Këshillin e përgjithshëm por siç thonë ato vetë vendimet dhe fjalën e fundit e thotë kryetari Ahmeti, atëherë do ti binte se me rëzimin e Grubit dotë rënohej autoriteti i të parit të partisë e që do të nënkuptonte se kanë rëzuar edhe vendimin e kryetarit të partisë.

Kjo edhe nuk do të ishte tragjike në demokraci, por do të ishte cënim i integritetit të subjektit politik dhe vetë Ali Ahmetit për vendimin e emërimit të Artan Grubit.
Rrjedhimisht shmangien e Grubit do të mund ta bënte organi meritor statutar i partisë ose dorëheqja e Grubit nga posti qeveritar.
(q.a)