QENAN ALIU

Lajmi i trishtë për vdekjen e TRENJAKËVE pa dyshim që sot gjithsecilin e ka bërë të piklluar. Caktimin e ZOTIT askush as që duhet e as mundet që ta kundërshtojë. Por thonë pa qën i vogël nuk mund të bëhesh i madhë, andaj për këta tre voglushë që sapo hapën sytë në këtë botë, i mbyllën për tu kthyer në amshim duhet të dihet e vërteta.
Ashtu si ka lindje ka edhe vdekje por E VËRTETA duhet të dihet.
Përshëndes vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për formimin e komisionit të posaçëm për investigimin e rastit të vdekjes së trenjakëve nga rrethi i Tetovës, për verifikimin e rrethanave dhe vërtetimin e kushteve dhe rrespektimin e plotë të

PROTOKOLEVE të mjekësisë.
Prindërve ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta për largimin nga kjo botë të trenjakëve të tyre.
Duhet zbardhur e vërteta , përgjgjësi mund edhe të mos ketë por vetëm dhe vetëm nëse çdo gjë është bërë konform protokolleve të mjekësisë, për lëshime eventuale duhet mbajtur përgjegjësi.
Mjaft më vdekje të foshnjëve akoma pa i hapur sytë dhe mjaft më burgime të përjetshme në këtë shoqëri, pa prova të besueshme!