El Cheka tashmë i njohur në opinion me publikimin e materialeve të përgjuara të funksionarëve të BDI-së nuk ka të ndalur. Sot, ai ka publikuar një audio të re, ku Ali Ahmeti merr në telefon Musa Xhaferrin dhe ku i thotë se duhet të thirr “Fatmirin”, që tu thotë televizionit ALSAT që të kenë kujdes “Mos ti prishin urrat” dhe i kërkon të njëjtën edhe për gazetën “Koha” që të kenë kujdes.

Ajo që e bën të veçantë këtë  bisedë  të publikuar nga “El Cheka” nuk kursehen edhe fjalët fyese për pronarët e TV Alsat, duke i quajtur  “kri*minel babë e bir”

Megjithëse dikur Ali Ahmeti bënte thirje  për të gjithë ata që posedojnë materiale të përgjuara që lirisht ti publikojnë të njëjtat, sot bën ç’mos për ti ndaluar  këto materiale që kanë ngjallur mjaft  interes  te shqiptarët e Maqedonisë. /fol.mk