Nga Qenan Aliu
Pas kësaj tragjedie të madhe në TETOVË, MINISTRI I financave z.FATMIR BESIMI ka për obligim ligjor dhe moral, opininoit ti jep sqarime të detajuara lidhur me implementimin e -Ligjin për ngarkimin e RMV me HUA tek Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe ndërtim-Banka botërore sipas MARRËVESHJES për HUA për finansimin e PROJEKTIT për MENAXHIMIN URGJENT me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut-Të miratuar në tetor 2020.
Pra z. ministër, qeveria e në emër të saj ishit ju propozues dhe mbrojtës i ligjit para kuvendit si dhe nënshkrues i autorizuar i marrëveshjes në emër të qeverisë.
Ligji parasheh HUAZIM (ngarkim me borxh shëmë pre 90 milijon uero.Egzekutues dhe zbatues të këtij projekti janë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo për Punë dhe politikë sociale, ndërkaq ministria që drejtoni ju me detyrim ligjor monitorues i harxhimit të parave publike. ATËHERË :
-Sa është shuma e huasë e efektuar nga dita e hyrjes në fuqi të marëveshjes deri në ditën e tragjedisë ?
– Edhe sa milion euro kanë mbetur pa u efektuar nga kjo hua (ngarki me borxh) dhe kurë është afati i fundit për transferin e plotë të këtyre 90 milion eurove .
– Zabatuesit e projekti sa para kanë shpenzuar për furnizimin e qendrave modulare për Covid-19 në tërë vendin dhe ajo që është kruciale,
– Sqarojuni qytetarëve deri në ditën e tragjedisë në Tetovë sa milon euro janë të harxhuara dhe për cilat komponenta dhe nënkomponenta të marrëveshjes të fyrmosur me Bankën botërore.
Z. Besimi këta para janë ngarkuar në kurriz të qytetarëve të këtij vendi, ata janë të obliguar ti paguajnë sipas marrëveshjes në afat pre 12 vjetëve, por ju jeni të obliguara të raportono publikun lidhur me këtë, mbase e keni edhe detyrim ligjor nga një kërkesë publike në përputjje me Ligjin për qasje në informatat me karakter publik.
Sqarimi publik nga ana juaj do të ndihmojë opinionin
për të drejtën në akces bile do të ndihmojë edhe HETUESINË se vërtetë si,ku dhe për çfarë u shpenzuan këta para publike. Mos ti bie puna se edhe të ishin harxhuar para publike në shuma gallopante dhe prap njerëzit të digjen brutalisht si ,,pula në hell,,!
(q.a)