Analisti politik Qenan Aliu  nëpërmjet  një postimi    në fejsbuk ironizon zgjedhjen e mundshme të Talat Xhaferit në krye të kuvendit të Maqedonisë. “Kështu si shkuan punët, ka të ngjarë që edhe babai im i ndjerë në një farë mënyre të ishte ndjerë më dinjitoz në Republikën Socialiste me reprezent Vullnet Starovën në krye të kuvendit sesa tani unë si qytetar i këtij vendi me reprezent Talat Xhaferin në krye të saj , thotë  Qenan Aliu në shënimin e tij.

Ndoshta Babai im më i sigurt dikur sesa unë tani në këtë zaman !

Miq të dashur,

…Postet e zyrave të larta publike nuk eksitojnë shqiptarët. Kështu si shkuan punët, ka të ngjarë që edhe babai im i ndjerë në një farë mënyre të ishte ndjerë më dinjitoz në Republikën Socialiste me reprezent Vullnet Straovën në krye të kuvendit sesa tani unë si qytetarë i këtij vendi me reprezent Talat Xhaferin në krye të saj.

A duhet besuar se do të jem i sigurt me reprezentin që akumuloi shumë romane mbi tavolinë vetëm pët të mashtruar shqiptarët se ky po pengojka mossjelljen e ligjit të branitellave ( por veç më të sjellur vite më parë ), ndërkaq ishin marë vesht me Mijallkovin se ai propozim ligj do të mbetet i parkuar diku në fjokat e tavolinave.

Me keqardhje konstatoj se logjika e tillë e mashtrimit shpërfaq rezikshmëri nga reprezentimi i profilit të tillë !

(q. aliu )