Ministri i Arsimit dhe shkencës Arbër Ademi po luan si kalamajë mëhalle dhe partizanë i partisë. Arbëri po RRIMERË kompetencën e kryetarit të Gostivarit për kapricje të militantit partiak e jo të parit të digasterit shumë të rëndësishëm që po udhëheqë.
Siç duket nuk ka karakter stabil dhe unin e vetë dhe ju nënshtrohet presioneve të sherifëve të partisë. A i veni re se ky djalosh thuaja se në çdo prononcim të tij madje edhe si ministër, në çdo të dytën fjali kryefjalë dhe kallëzues e rithekson kryetarin e partisë z. Ali Ahmeti, për tju vardisur mëshirës së tij. Por ky djalosh nuk është në dijeni se sa e njohë unë karakterin e z. AHMETI ai edhe këtë e vlerëson si fëmijë që stërpikën në sofër.
Pra Arbëri nuk është i vetëdijshëm se me këtë rindrërhyrje ka goditur edhe procese tjera politike që vijojnë.
Arbër Ademi duhet sa më shpejtë të reflektojë për të tërhequr rigoditjen politike në mënyrë partizane dhe voluntere.
Ndërkaq këtë rindërhyrje lidershipi i subjektit të Arben Taravarit, duhet ta trajtojë politikisht si goditje edhe nga vetë kryeministri Zaev. Për vetë faktin se detyra publike ministër është delegim të kompetencave nga Kryeministri. Dhe mu për këtë Zaev mbanë përgjegjësi politike subsdidiare, mbase ndoshta edhe për vetë heshtjen që po bënë ndaj voluntarizmit të një vartësi të tij.
( q/a)