Deklarata e   zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe zëdhënësi i BDI-së, në lidhje  publikimin e bisedave të përgjuara telefonike, ku dëgjohen zërat  e anëtarëve të lartë të partisë, ku ndër të tjera tha:

“Bombat” nuk janë punë e BDI-së, por e institucioneve”, ka ngjallur reagime të shumta të opinionistëve në vend.

Një reagim të menjëhershëm ka shprehur edhe analisti politik Qenan Aliu, i cili ka demantuar  Bujar Osmanin, duke ia kujtuar se: “Kryesisht këto “bomba” janë punë e BDI-së, ndërsa vetëm DETYRIM operativ i institucioneve, kishte shkruar analisti Aliu në profilin e tij në fejsbuk. /fol.mk