Shkruan Qenan Aliu

 …Delegjitimiteti, padituria dhe prepotenca politike BDI-në e shpërfaqë si të dezorjentuar. A po e shifni se çka po thonë, demek ta Ratifikojnë Draft-Memorandumin kryesitë e partive politike shqiptare!

Është e ditur se Drafti në fjalë ka qenë kornizë debati dhe konsulte në takimin me kryemistrin Edi Rama . Mirëpo a e ka të njohur kjo parti se çfarë kuptimi ka nocioni RATIFIKIM dhe kurë dhe çfar organesh bëjnë Ratifikime.

Thjesht drafti është korniza që partitë shqiptare të unifikojnë qëndrimet politike lidhur me negocimet për formimin eventual të qeverisë. Propozim-teksti do të duhej hartuar nga ekspertë të partive i cili tekst do të merte Pëlqimin e organeve përkatëse të partive.

Por si duket përsëri pa ndërmjetësimin serioz të autoriteteve të shtetit shqiptarë, një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë për shkak të autoritetit , legjitimitetit dhe kredibilitetit politik jo të mjaftueshëm të Ali Ahmetit dhe partisë së tijë si inicuese e takimit. Ju lutem , duhet sa më parë që Bdi ,para se të bëhet hartimi i propozim -draftit në fjalë të PROKLAMOJ se ; -Bdi-ja e shmangë mundësinë dhe gadishmërinë për të negociuar me N.G dhe Vmro-Dpmne-në për formimin e qeverisë.

Ali Ahmeti sa më parë duhet të evitojë eventualisht çfardo shtërngimi nga individ eventual në establishmentin e tij partiak që akoma ëndrojnë në vazhdimin e ortakisë një dekadëshe. Ndajë mendimin se një prononcim i tillë e mban peng unifikimin e qëndrimeve.

Pajtoheni me realitetin e ri në skenën politike, Bdi-ja tani më nuk është Lokomotiva që mund të drejtojë vagonët !