Qenan Aliu

Sqarim:

PSE nuk është i etabluar në faqen zyrtare të BDI-së VENDIMI i fundit i organit, fundja është çështje e partisë. Por më duhet të sqaroj se nëse shkarkimi i -kryetarëve të degëve- ka të bëjë me ,,Lajm të rrejshëm- sa për mua, desha të mbrojë demokracinë brenda partive politike shqiptare dhe procedurën statutare. Andaj ,në momentume të tilla atakoj zëshëm STILET INFORMBIROISTE të shkarkimeve nga kupollat e partive.

Megjithate,shikoni se çka thuhet në rreshtin e fundit të SQARIMIT të liferuar nga sekretari organizativ të BDI-së z.Artan Grubi, lidhur me sipas tyre lajmin e rrejshëm, se gjoja shkarkimin e kryetarëve të degëve .
(cit…)
# …BDI është kompatibile me kohën dhe rrethanat, andaj gjithnje ka patur prurje të reja duke e mbajtur njëkohësisht trungun themelues të palëkundur dhe të qëndrueshëm ! #

Pra edhe më tutje prurjet e reja do të ,,mbajnë ujë,, për trungun themelues të ,,palëkundur., por tani më të konvertuar në konsumues të pangopur të ,,LLOKUMAVE dhe LIVADHEVE,, !

(q/a)