Shkruan: Qenan Aliu

Poltronizmi i lexueshëm dhe i skajshëm tek qeveritarët e BDI nuk qëndron për faktin se ato në çdo të dytën fjali gjatë prononcimeve publike e përmendin Ali Ahmeti. Por për faktin se e përmendin bile edhe atëherë kur nuk duhet, dhe më keq edhe atëherë kur i pari i partisë nuk është temë diskutimi për prononcimin përkatës të tyre, pra jasht çdo sensi e retorike.

Andaj, këta poltronë mos mendojnë se AHMETI i zhdërvjelltë e mer si rrespekt sjelljen e tyre, përkundrazi i llogarit pakurizor,puthador e pa integritet. Ahmeti ma ha mendja se më së shumti mund të rrespektoj ndonjë kritikë apo ide të artikuluar mirëfilli brenda partisë sesa elozhet e puthadorëve.