Mbase nuk është edhe diçka e re, kur dihet se zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, nga pavarësimi e deri më vitin 2005 e ka bërë ministri i Arsimit dhe Shkencës, dhe si gjithëherë me ndarje të kulaçit të partive në qeveri. Por, pas vitit 2005 me procedurë me ligj kjo kaloi në kompetencë të kryetarit të komunës. Por, në aspektin e sundimit të së drejtës ndërhyrja e ministres së Arsimit dhe Shkencës, është vazhdim i avazeve të vjetra , vazhdim të partizimit dhe kënaqje të interesave të ortakëve politik në qeveri.

Marrja e kompetencës së Këshillit dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, lidhur me zgjedhjen dhe shkarkimin e derjtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale, ËSHTË VENDIM POLITIK. Edhe sikur të ketë shkelje të procedurave,kjo është çështje e gjykatave e jo e MASH-it. Dispozita ligjore që përcakton mbkqyerjen nga ministria, fare nuk nënkupton marjen e kompetencës në fjalë. Ligji për arsimin fillorë në këtë segment ka KOLEZION në mes dipsozitave lidhur me procedurën për zgjedhje dhe shkarkime.

Pra NDËRHYRJA e ministres Renata DESKOSKA, është në kundërshtim me dipozitat kushtetuese sepse Vetëqeverisja lokale është një nga VLERAT themelore të rendiit kushtetues dhe se qyetarët kanë të drejtë kushtetuese për organizim në Vetëqeverisje lokale, ku komuna kompetencat e saj i realizon përmes organeve të zgjedhura në zgjedhje të drejtpërdrejta. Pra edhe sikur të ketë të ngjarë mosrespektim të procedurave, PËRGJEGJËSIA juridike është e organit përkatës.

Ndërkaq, sipas nocioneve që parashehë Ligji për Vetëqeverisje lokale, PUNË NË INTERES PUBLIK , pra marje e punëve në kompetencë të organeve të pushtetit lokal nënkupton diçka tjetër. Pra nga viti 2005, ishte ish-ministri i MASH-it S.Rushiti, ish ministri i Transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe tani Renata Deskoska që bënë ndërhyrje flagrante në vlerën themelore kushtetuese të qytetarëve të komunave përkatëse, dhe për ÇUDI ndërhryja bëhet në komunat ku pushteti ka HUMBUR ZGJEDHJET, e ndërsa raste të tilla ka në të gjitha komunat që kanë fituar partitë në pushtet.

Dhe kjo është moment i pakontestueshëm se RENATA ka kënaqur animozitetin dhe interesat e ortakut në qeveri. P.s ;- Këtë përvojë jam i gatshëm ta ndajë me mediat që do të shprehin interes për demistifikimin juridik e politik të kësaj ndërhyrje.