Todor Petrov edhe një herë në emër të Kongresit të tij botëror maqedonas po e kryen punën në shërbim të djallit. Iniciativa e tij drejtuar Gjykatës kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë lidhur me Vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit është paradoksale. Vendimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit për nga përmbajtja është AKT INDIVIDUAL dhe si i tillë gjykata kushtetuese nuk ka kompetencë sipas kushtetutës dhe Rregullores për punën e saj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të akteve individuale. Pra ky vendim ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e një individi (i pari midis të barabartëve) si kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe nuk ka trajtë të aktit të përgjithshëm. Prandaj, lidhur me këtë nuk mund të ndodhë asnjë precedent dhe pa hezitim kurdo që të meret vendimi, iniciativa do të merë aktvendim nga gjykata për REFUZIMIN e saj.  Kjo është çështje e njohur edhe për T. Petrovin ,por poenta është që të jepet mundësia evetualisht për zbatimin eventual të NDIKIMEVE politike në forma të ndryshme tek kjo gjykatë , kuptohet për minimin e procedurave dhe komplikimin e situatës edhe ashtu të nderë. Krejt kjo,mbase sa më shum mjegull aq më mirë për hajdutët .