qenan aliuShkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur,

 

 

Fuqia e Zotit është më e fortë se gjithëçka. Por janë ca gjëra që mundë të zbuten që pasojat të jenë shumë shumë më të vogla. Si ndërtohet tek ne infrastruktura, pse janë mbuluar të gjitha hendeqet anë e mbanë rrugëve, pse qeveriset me pallavra e propagandë, me hajdutëri e mashtrime, me koncepte për të përmbushur interesat klanore etj.etj. Nuk dua të fajësojë asnjë pushtet kushdo dhe kurrëdo që të jetë në qeverisje, për katastrofat natyrore, për përmbytjet e mëdhaja, për tërmetet e rreshjet me stuhira frapante. Por do të fajësojë politikat publike, se pse ky shtet nuk ka pajisjet e duhura për ti dalë në ndihmë popullatës në gjendje të katastrofave natyrore,? Sa helikopter shpëtimi ka drejtoria përkatëse , sa barka lundrimi ka ky shtet që kurrë rrugët të mbushen dy metra me ujë ti vënë në përdorim për shpëtimin e qytetarëve apo udhëtarëve me makina ? Sa pompa për thithjen e ujit ka kjo drejtori e shpëtimit, sa zjarrëfikës, sa bulldozherë e kamion ka kjo drejtori.? Sa mijëra litra naftë nga rrezervat shtetërore u ndajtën këtë dekadë për komunat për të pastruar vijat dhe lumejtë ; a u pastruan ata apo u vodhën dhe u shpërdorën në mënyrën më ordinere qindra e mijëra litra të naftës për maqineritë adekuate ? E çka mendoni ju pushtetarë e komunarë hajdutë se ky popull është i marrë,është i gjorë ? Jo, populli ka njohuri për gjithëçka çka bëni ju pushtetarë e komunarë hajdutë! Prandaj, vetëm me një lloogaritje të thjeshtë, hesapi po del se vetëm PA PESË LUAN APO KUAJ të praruar e të vendosur në qendër të Shkupit, ky shtet do të kishte edhe shumë e më shumë pajisje shpëtimi që pasojat në kësisoj rrastesh të ishin shumë më të vogla. Pushtetarë hajdutë, a po e shihni se kemi me dhjetëra viktima në njerëz, dëme maramendëse materijale, pasoja shëndetësore dhe trauma gjatë gjithë jetës. Prandaj, ua ,,tredhësha,, kuajt që i keni vendosur të emaijluar në qendër të Shkupit dhe atyre të hypur mbi ta ua psh..a koburet !

13938478_555529851304507_2593244901555576840_n

13925014_555529837971175_2536951059798283627_n

13939544_555529824637843_8373304593712720430_n

13925283_555529814637844_2226959283556661826_n

13892176_555529881304504_1248857506476676700_n

13895043_555529901304502_2820070514368368359_n

13962493_555529934637832_3426639054616388713_n

13924855_555529954637830_2253950645335269122_n

13887078_555529974637828_69902008212246258_n