VMRO-DPMNE, të mos HARROJ!

Komisioni i Venedikut rekomandoi që të PUBLIKOHEN TË GJITHA MATEREIALET E PËRGJIMIT (“BOMBAT” ), duke selektuar vetëm përmbajtjet të natyrës PRIVATE dhe Familjare. Por me ligj u NDALUA.
Shtrohet pyetja se çka duhet bërë me këtë ligj ?
Aktualisht, po komentohet një DRAFT/version i mendimit të
Komisonit të Venedikut për -Ligjin për përdorimin e gjuhëve të RMV. Kjo kuptohet nuk është versioni oficial. Mund të jetë vetëm projekt-draft i hartuar nga grupi i ekspertëve për këtë lëndë. Por se si do të jetë përmbajtja përfundimtare kuptohet duhet të pritet. Madje si do të ishte e mundur që ky vendim të sjellët tani me 17 tetor kur dje ishin përfaqësues të Komisionit në vend për të kontaktuar me institucionet dhe grupet parlamentare .
Komisioni i Venedikut nuk ka kompetencë dhe as që lëshohet të rekomandojë se si vendi përkatës të zgjedhë një çështje ligjore. Komisioni kryesisht sigurohet që lënda që shqyrtohet të jetë në pajtim me kushtetutën e vendit dhe normat ndërkombëtare. Komisioni nuk ndërhynë në faktin se si vendi konkretisht ta zgjidhë një çështje, ai vetëm konstaton nuk gjykon.
Ju lutemi , si mund të jetë e besueshme se Komisioni i Venedikut të qortoj një vend , për gjoja tejkalimin me frymë demokratike edhe të standardeve evropiane me përmbajtjen e ligjit përkatës. E që Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është i tillë. E lëre më që të ia vë në dijeni vendit se zbatimi i një ligji do ti kushtojë shumë në aspektin financiar, gjëra të tilla nuk kanë të bëjnë me autorizimet e këtij komisioni .
Megjithatë duhet të pritet versioni zyrtar . Madje nuk është çështja tek ligji sa është çështja tek kushtetuta e cila edhe përkundër kësaj, në vazhdimësi nga establishmenti politik maqedonas interpretohet varësisht nga rrethanat dhe me frymë rigide .
(q.aliu)