( Në prag të heshtjes zgjedhore )
Mendoj sa ka vetëdijësim solid tek elektorati shqiptar, që mos të jetë pre e manipulimeve dhe mashtrimeve. Secili është në nivelin e duhur për të logjikuar dhe perceptuar se për kë duhet të votojë në zgjedhje madje edhe në këto zgjedhje presidenciale.
Votuesit shqiptar e kanë perceptuar faktin se duhet shfrytëzuar të drejtën e votës,, sepse ata që nuk votojnë do të udhëhiqen nga vendimi i atyre që kanë votuar,, . Klasa politike e korruptuar , siç duket është garë e fundit zgjedhore që do të kenë mundësinë eventualisht për të mashtruar militantët e partive të tyre. Sa më shumë që po kalon koha, partitë më nuk do të kenë popollin e tyre por populli do të ketë partinë e vet. DREJTËSIA, DEMOKRACIA,SUNDIMI I LIGJIT dhe NDËSHKIMI I TË KORRUPTUARËVE do të jetë PARTIA E VETME QË DO TË MBËSHTETET NGA SHQIPTARËT.
Mashtrimet, krimet dhe hajnitë nuk do të mund më klasa politike e korruptuar ti shesë apo ti fshehë të mbështjellura me cellofanin e miqve të shqiptarëve SHBA-të, BE dhe NATON ! Edhe në këto zgjedhje presidenciale, VOTONI LIRSHËM- për ate që ju thot mendja, për ate që ju qesh zemra dhe për ate që ju beson shpirti . E drejta e votës nuk është ajo çka ka thënë i pari i partisë, por ajo që TI JE VETVETJA . Mos haroni më 21 prill është rrethi i parë, nuk përfundon gara,por rezultati i këtijë raundi mund ta sfidojë sistemin juridiko-politik , në të mirë të ndryshimeve ,barazisë dhe demokracisë. (q/a)

Seen by Qenan Aliu at E premte 9:35.MD