Debateve të shumta rreth deklaratës së liderit të LSDM-së për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe reagimit të ashpër   të VMRO-së, iu është bashkangjitur edhe analisti politik Qenan Aliu i cili nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk shprehet:

Miq të dashur, Vmro-Dpmne-ja dhe kupola e saj kriminale shfaq hapur animozitetin më të shëmtuar ndaj gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend.

Ju lutem, shikoni sa kontraverz janë:  As VANÇO MIHAJLLOVI nuk ka patur këtë animozitet, ndërsa këtij njeriu kjo parti në muzeun e tyre i vendosi FIGURË ”vosoki” !

Vanço Mihajllov që më së shumti e popullarizoi nofkën e Maqedonisë si ”Zvicra e Ballkanit”  bile duke e bërë titull të një libri, Mihajllov ngjajshëm me Zvicrën, Maqedoninë e ka menduar të ketë ”MË SHUMË GJUHË ZYRTARE”, edhe atë PESË:

  • maqedonishten (nga ana e tij e thirur ,,bullgarishten,,),
  • shqipen,
  • greqishten,
  • turqishten dhe
  • vllahishten !

Miq të dashur, ZVICRA është shembulli më i fuqishëm i raportit të përqindjes në mes maqedonasëve dhe shqiptarëve, që gjuha SHQIPE të ketë status zyrtarë  të barabartë në shtet ! Ka edhe shumë shembuj të tjerë . Komiteti i banditëve politik të kësaj partie e kanë humbur kompasin !

img_20160917_180916

© fol.mk