Ditëve të fundit janë shtuar zërat se janë   shpeshtuar takimet  ndërmjet  njerëzve “Besnik deri  në vdekje” dhe “Hyzmeqarëve të Agallarëve ” me shefin e tyre  të  VMRO –së. Qëllimi i këtyre takimeve, si duket është droja që kanë këto parti   nga krijimi i  një shumice të re Parlamentare, prandaj  edhe takimet e tyre janë në funksion të  thurrjes së një   startegjie për veprim të  përbashkët  nga ana e këtyre tre subjekteve. Ideja e këtij plani është   tentative për  të  penguar dhe obstruuar  thirjen  e seancës Parlamentare , fillimisht  zgjedhjen e Kryetarit të  Parlamentit e më pas edhe votimin e Qeverisë së re ndërmjet LSDM-së , BDI-së,  dhe të mbështetur edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

 Sipas asaj që flitet mbrenda kuloareve të këtyre partive , thuhet se   strategjia e veprimit   të përbashkët  është gati  dhe pret momentit për të filluar të zbatohet. Kjo strategji parasheh  si masë  fillestare  që lëvizja Besa me deputetët e saj do të mer për obligim ta sulmoj BDI-në , si dhe Aleancën për Shqiptarët  duke  propozuar fillimisht qindra amandamente të reja  kryesisht mbi ligjin për gjuhën me arsyetimin se  ligji i përgatitur nga ekspertët e përbashkët të koalicionit të ri qeveritar  nuk është i mirë  dhe  se nuk i plotëson nevojat e shqiptarëve  për barazi.

Partisë së  Menduh Thaçit  i është ndajtur  roli  i partisë së” Vërtetë Opozitare Shqiptare”, dhe për tu  mos u hetuar në opinion herë pas here përveç akuzave   kryesisht ndaj Aleancës për shqiptarët si “dorë e zgjatur” e  Ahmetit  do ta sulmojë edhe  Lëvizjen Besa   si dorë e zgjatur e Zaevit, dhe krejt kjo në këmbim të  ndihmës nga VMRO, për zgjedhjet lokale , kryesisht në Tetovë, kurse  PDSH-ja do tia kthej në disa komuna tjera  ku VMRO-ja   ka shansat më të mira për të fituar, ngjashëm  si me rastin me Komunën e Dollnenit në zgjedhjet e fundit Lokale të 2013.

E gjithë kjo strategji e përbashkët   do të ketë të vetmin qëllim bllokimin e  punës së  Parlamentit, jo për të penguar sjelljen e një ligji të” keq” sipas tyre,  por thjesht  për të ngritur “pluhur dhe për të përfituar pikë politike për zgjedhjet lokale që janë mbas dere. Kurse nga ana  tjetër VMRO, fillimisht nëpërmjet protestave të paralajmëruara  do të  sulmoj ashpër LSDM-në  duke i kontestuar legjimitetin e popullit maqedonas dhe duke e akuzuar atë për tradhti kombëtare.

 Nëse këto zëra do të jenë të të sakta atëherë mbetet të shifet ditëve në vijim se si do të veprojnë këto tri subjektet politike që vështirë e kanë të pranojnë rregullin bazë  domkracisë- “Numrat”

© fol.mk