Massimiliano Allegri pritet të rikthehet në aksion dhe klubet nga Anglia, janë duke luftuar për shërbimet e tij. 

Manchester United e kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, por emri i Allegrit është më i komentuari për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq.”

Është “The Guardian”, që shkruan se Solskajer do të largohet, edhe pse ka kontratë edhe për tri vite.

Por United duhet të bëjë me Tottenhamin, që pas humbjes nga Bayern Munich me rezultat 7-2 po mendojnë ta ndërrojnë trajnerin.

Allegri shihet si pasues i mundshëm i Mauricio Pochettinos, që me rezultat e arritura në këtë fillim sezoni duket se i ka ditët të numëruara në Londër.