Dy ditë para se të mësohet vendimi gjyqësor për rastin e Almirit, juristët vlerësojnë se në procesin gjyqësor ka pasur parregullsi dhe shkelje të shumta. Avokati, Zvonko Davidoviq vlerëson procedura gjyqësore u shkel që me rikualifikimin e veprës duke marrë për bazë vetëm ekspertizën neuropsikiatrike. Sipas Davidoviq shkeljet e tilla dëshmojnë gjendjen e sistemit juridik në vend.
Një ekspertizë neuropsikiatrike nuk mund të ri kualifikojë veprën. Kjo për arsye se eksperti nuk mund të konstatoj se ka pasur ose jo paramendim. Mund t’i rezultojë se ka pasur vetëdije, vetëdije të zvogëluar ose ka qenë pa vetëdije, por nuk mund të bëj kualifikim të veprës. Ajo është punë e Prokurorit Publik. Vërtet më habisin arsyet pse është ri kualifikuar vepra sepse dallimi mes dy veprave është shumë i madh. Për më tepër, fakti që as dëshmitarët okular nuk janë dëgjuar, jep imazh të keq. Fëmijën nuk mund ta kthej askush por të paktën të ketë vendim të drejtë gjyqësor – tha Zvonko Davidoviq, avokat.
Profesori, Qebir Avizu konsideron epilogu gjyqësor i njëanshëm u paralajmërua që me kthimin e veturës tek familja Iliq, e cila sipas tij paraqet armë me të cilën është kryer vrasje./Alsat-M