Më 23 Mars grupet parlamentare të 4 partive kryesore në vend, BDI, BESA, LSDM dhe VMRO kanë rënë dakord që Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime do të jetë nga rradhët e VMRO-DPMNE-së. Në takimin koordinues mes përfaqësuesve të grupeve ëshë vendosur që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të jetë ditën e Hënë (27 Mars 2017) me një pikë të rendit të ditës, ku do të votohet përbërja e këtij Komisioni e cila pastaj do të propozojë kandidatin për Kryetar të Parlamentit, njofton AlsatM.

Por zënkat e partive shqiptare e “çojnë” ujin në lumin e VMRO-DPMNE-së, pasi që dihet se Komisioni për Zgjedhje dhe emërime duhet të propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit! A ishte kjo naivitet i BDI-së dhe BESËS apo mund të jetë edhe një lojë e inskenuar që të komplikojnë situatën, pritet të shofim.

Në emisionin “200” të Alsat më përfaqësuesit e BDI-së dhe BESËS Artan Grubi dhe Skender Rexhepi-Zejd, kanë mohuar që kanë marrë një vendim të tillë gjatë koordinimit, që në seancën e parë konstituive do të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa më pas kanë elaboruar se këtë e kanë bërë pas kërkesës së LSDM-së, duke mos pranuar se komplikimet e tyre kanë detyruar që

A mundej që situata të zgjidhej ndryshe, nëse LSDM, BDI dhe BESA do të kishin pas një kandidat të përbashkët për kryetar të Komisionit për zgjedhje dhe emërime?

©fol.mk