Ambasada amerikane në Shkup i ka paralajmëruar sot qytetarët amerikanë që janë në Shkup që të mos lëvizin në afërsi të ndërtesës së Qeverisë në rrugën ”Ilinden”.

 

Sipas fotografisë të siguruar nga portali PlusInfo, shihet se për këtë hap, ambasada ka vendosur pas marrjes së një paralajmërimi nga MPB-ja e Maqedonisë, për incident të mundshëm në atë zonë./Telegrafi/