Ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot organizon festë me rastin e festës shtetërore 4 Korriku – Ditës së Pavarësisë. Ky është shënimi i dytë virtual i ditëlindjes së 245-të të kombit amerikan që nga shpallja e pavarësisë.

Festimi do të transmetohet drejtpërdrejtë në Fejsbuk në faqen e Ambasadës dhe në kanalin televiziv me fillim në orën 20:40. Ata që janë në Shkup do të mund ta shohin edhe fishekzjarrin tradicional me rastin e 4 Korrikut, në Kala në orën 21.

Ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, në konferencën përmbyllëse për media nga edicioni i parë në “Forumin e Prespës për Dialog” në Ohër porositi se SHBA-ja i njeh reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut, ndërsa mbështetjen e bashkëngjitjes së vendit kah Unioni e theksoi si element të politikës së jashtme amerikane.

“Në gjitha takimet bilaterale që i zhvilluam këtu në Ohër bashkë me kolegun Palmer e kemi përshëndetur rekomandimin nga muaji mars vitin e kaluar që BE të fillojë negociata për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si mirënjohje për reformat e zbatuara. Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE do ta rrisë stabilitetin në Evropë si dhe lidhjet ekonomike në kuadër të partneritetit transatlantik. Ajo ka qenë edhe element i politikës së jashtme të SHBA-së disa vite prapa. Vendimet e fundit që kanë bllokuar proceset integruese të Maqedonisë së Veriut e varrosin kredibiltietin e BE-së në rajon dhe korniza ndërkombëtare. Kjo përçon sinjal të gabuar dhe i forcon disa perceptime se BE e lëshon rajonin. Nuk besoj se kjo është ashtu dhe prandaj porositëm se nevojitet fillim i menjëhershëm i negociatave aderuese edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka thënë Rikeri.

Lidhur me partneritetin strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, ai ka thënë se vendi duhet të shikojë në SHBA-në si mikun më të mirë të mundshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare të dy shteteve.

“Marrëveshjen për partneritet strategjik SHBA e ka nënshkruar me Maqedoninë e Veriut nga viti 2008 pas Samitit të NATO-s në Bukuresht. Por tani ne jemi më shumë se partner strategjik, ne jemi aleat të NATO-s, ndërsa ato janë marrëdhënie më të mira që SHBA-ja mund t’i ketë. Si aleat në kuadër të NATO-s ne mbetemi në mënyrë strategjike të lidhur në gjitha aspektet në kontekstin transatlantik, pavarësisht nëse bëhet fjalë për aleancë në sferën e mbrojtjes, mundësive ekonomike, promovim të vlerave të përbashkëta. Nuk ka lidhje më të fuqishme të asaj që kanë aleatët, ndërsa Neni 5 i Aleancës Veri-atlantike nënkupton politikë të përbashkët mbrojtëse që është një bazë jashtëzakonisht e rëndësishme mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet tona të ndërsjella”, ka thënë Riker.

Procesi i anëtarësimit drejtë BE-së, theksoi, do të ndihmojë që të vendosen themelet për kohë më të prosperuara dhe më të qeta të cilat janë bazuar në vlerat themelore dhe parimet demokratike. SHBA-ja, theksoi i mbështet vendet anëtare të Unionit që ta mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pa shtyrje t’i realizojnë angazhimet dhe premtimet e tyre.

Në vigjilje të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane të mërkurën organizoi ekspozitë të quajtur “Nata e muzeut” në të cilën fokusi ishte vendosur në rolin e artit në pasqyrimin e historisë. Ambasadorja Kejt Meri Bënz në praninë e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësues të institucioneve nga sfera e kulturës dhe artit, artistë dhe mysafirë të tjerë, theksoi se ekspozita virtuale është përpjekje që në kushte pandemie të mbahet ngjarje e veçantë me prani fizike, me të cilën do të dëshmohet se shihet dritë në fund të tunelit, pas çka vazhdojmë në rrugën përpara.

“Arti na jep kontekst dhe perspektivë, duke na kujtuar kohërat kur kemi kapërcyer sfidat dhe kemi përballuar kriza që dukeshin të mëdha, gati të pakapërcyeshme në atë kohë. Kjo ekspozitë kronikon Luftën tonë të Pavarësisë dhe lindjen e demokracisë sonë. Na çon përmes zgjerimit tonë në perëndim, në ditët e errëta të Luftës sonë Civile, në shekullin e 20-të me të gjitha trazirat e dy luftërave botërore dhe Depresionit të Madh. Na çon përmes Luftës së Ftohtë dhe shkatërrimit të saj, në tragjedinë e 11 shtatorit, deri në të tashmen. Ky art e tregon Amerikën ashtu siç është – një demokraci përfaqësuese në zhvillim të vazhdueshëm me të gjitha bukuritë dhe të metat e saj. E jep esencën e asaj se kush jemi – një komb i ndërtuar mbi një sërë idealesh që i kanë rezistuar kohës për 245 vitet e fundit, i cili vazhdon të luftojë për një bashkim edhe më të mirë”, tha Bërnz.

Me shfrytëzimin e teknologjisë inovative, u prezantuan vepra të cilat I takojnë koleksionit të Muzeut “Smitsonian”, që përfaqësojnë periudha kyçe në historinë kombëtare amerikane.

Dita e Pavarësisë festohet për nder të 4 korrikut të vitit 1776, kur është miratuar Deklarata e Pavarësisë, me të cilën u shpall pavarësia nga Britania e Madhe.