Ballina Lajme Rajoni Ambasadori britanik reagon ndaj mediave serbe për aksionin në veri

Ambasadori britanik reagon ndaj mediave serbe për aksionin në veri

Ambasadori britanik në Serbi, Denis Keef, i ka quajtur marrëzira dhe teori të konspiracionit pohimet e mediave serbe, sipas të cilave prapa veprimeve të Policisë Speciale të Kosovës në veri qëndrojnë këshilltarët britanikë.

“Politika jonë rreth Kosovës është të mbështesim kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova është shtet për ne, por themi se duhet të flisni dhe që zgjidhja të arrihet përmes dialogut”, tha Keef në një emision të Radio Televizionit të Vojvodinës.

I pyetur të komentojë raportet e mediave se prapa veprimeve të Policisë Speciale të Kosovës në veri qëndrojnë këshilltarët britanikë, ambasadori Keef tha se ato janë teori të konspiracionit dhe marrëzira

SHPËRNDAJE