donald lu ambasadori

Ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shtyp që ka mbajtur me rastin e mos votimit të reformës në drejtësi. Lu u tregua i ashpër me Partindë Demokratike e cila refuzoi votimin në kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu e shikon Partinë Demokratike si problemin përse pas 18 muajsh dhe 8 orëve të negociatave të fundit nuk arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi. Ai tha:

Kryeministri Rama tha që për PS-në është e pranueshme cdo propozim që vijnë nga SHBA dhe BE, por jemi të gatshëm të mbështesim çdo propozim të PD-së me kusht që ajo të jetë e pranueshme edhe për partnerët strategjik të Shqipërisë, SHBA dhe BE.

“Nga Basha dhe Bylykbashi të PD-së dëgjuam që nëse e zgjidhim paragrafin 88, ata do të votonin reformën që të nesërmen, Më 9 Korrik, e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund Rama u dorëzua dhe ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një process përzgjedhjeje 6 + 6, por kjo nuk mjaftonte. Epo kjo është e cuditshme, më 19 Maj Basha na than ë takim se faktori ndërkombëtar janë të vetmit që mund ta pastrojnë peshkun nga koka, ndërsa tash nuk pranon rekomandimet. Do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata për ata që nuk do të votojnë reformën në drejtësi. Opsionet e tyre janë të votojnë atë që i duhet Shqipërisë, apo frika nga përgjegjësia penale për të inkriminuarit në krim dhe korrupsion”. – ka përfunduar Ambasadori amerikan Lu.

Deputeti i PD-së Eduart Selamni akuzon Lulzim Bashën për ikjen nga përgjegjësia.

©fol.mk