Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj mediave serbe, të cilat vazhdojnë ta sulmojnë atë me shkrime të ndryshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Çitaku ka thënë se pothuajse çdo javë po shpikin diçka për të, e që SHBA-të nuk i marrin seriozisht ato gjëra.

Postimi i plotë i saj:

Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua. Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua.

Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.

Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe. Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.