Kreu i Gostivarit, Arben Taravari në rrjetet sociale njoftoi se sot në Gostivar e ka vizituar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Price Aggeler. Taravari thotë se e ka falënderuar ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën e Gostivarit.

“Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, shoqëruam ambasadoren në një shëtitje në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët tanë, për t’u njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase. Së bashku me ambasadoren shijuam bakllavanë e Gostivarit, të njohur tanimë si një nga veçantitë tona të gatimit”, shkruan mes tjerash Taravari.