Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme është sjellur partikisht dhe i montuar, thekson deputeti Amdi Bajram për vendimin e MPB-së për përleshjen fizike në Shuto Orizare që sjelli padi penale për 8 persona, nga të cilët edhe kryetarin e komunës Elvis Bajram.

“E akuzon kryetarin e Shuto Orizares, Elvis Bajram dhe gjashtë personat se kanë shkaktuar rrahje, a në vërtetë bëhet fjalë për tentim vrasje me sëpata.Ministri premton se nuk do të shikon anë politike, por kjo nuk ndodhi. Ai është minister i të gjithëve, dhe jo vetëm i LSDM-së. Gënjeshtër është se Elvis Bajram me gjashtë persona kanë kryer sulm.Hetimi nuk është bërë mirë dhe rasti është i montuar.Nuk ka sulmuar Elvisi.Ministri nuk po e di detyrën e tij, dhe sipas meje i gjithë skenari është i tij.Del dhe akuzon se Elvisi ka shkaktuar rrahje, kurse ai ka qenë i sulmuar me sëpata”, thekson Amdi Bajram.