Link Transit nga shteti i Washington nisi sistemin e parë publik të ngarkimit të shpejtë me wireless, në stacionin e Columbias.

Sistemi i ngarkimit me wireless është siguruar nga ‘Momentum Dynamics’ dhe ka ngarkim në rreth 200 kW,

Autobusi BYD K9S, është një nga pesë autobusët BYD elektrik në operim nga Link Transit. Kompania tani do të përcaktojë se si stacioni prej 250,000 dollarë do të funksionoj si shërbim dhe do të shqyrtojë nëse do të shtojë ngarkimin me wireless të shpejtë për katër autobusët tjerë.

208 kW të energjisë është 3,4 kWh për minutë – ose 60 herë më shumë se sa duke përdorur ngarkuesin standart të baterisë 3,3 kW në një makinë.
Sidoqoftë, për automjetet e mëdha si autobusët, 200 kW është vetëm pikënisje për ta quajtur atë ngarkim të shpejtë.