Njësitë e inteligjencës amerikanë i druhen frikës së një sulmi terrorist gjatë ditës së zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 nëntor.

Një burim nga FBI ka treguar për CBS News se kanë informacione për një sulm të mundshëm të drejtuar nga organizata al Qaeda. Forca të shumta policore do të përqendrohen ditën e hënë në New York, Texas dhe Virginia, megjithëse nuk është specifikuar vendi ku do të përqendrohen kontrollet.

“Forcat anti-terror do të mbeten vigjilente dhe në dispozicion për të mbrojtur qytetarët kundër sulmeve.”