Ashtu siç njoftoi më herët portali Fol, sot në Kuvendin e RM-së, u nda çmimi shtetëror ”11 Tetori” për vitin 2017.

Fitues për kët vit për vepër jetësore janë artisti muzikor Vllatko Stefanovski në sferën e kulturës dhe artit, si dhe historiani prof.dr. Amet Sherif-në sferën e arsimit.

”11 Tetori’ është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtaritë e tjera me interes publik të Maqedonisë.

Profesori Amet Sherif është këshilltar shkencor në Institutin për histori kombëtare. Ai është punëtor shumëvjeçar shkencor, i cili me aktivitetin e tij shkencor dhe shoqëror ka arritur rezultate me interes publik në sferën e studimit të periudhës, civilizimit dhe kulturës osmane-turke. /Fol/