Burime të afërta me degën e BDI-së në Kumanovë, kanë bërë të ditur se partia e Ahmetit ka caktuar zëvendës kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë. Bëhet fjalë për Arben Ahmetin, aktualisht koordinator ndërrimi në pikën kufitare Tabanoc. Ahmeti në MPB është që pas konfliktit të 2001, ndërsa më herët mësohet të ketë qenë pjesë e forcave speciale.
Së fundi BDI ka taktizuar me disa emra për pozitën në fjalë në Kumanovë, ndërsa një vendim i kryesisë së ngushtë të integristëve ka qenë epilogu i pozitës së shumëdëshiruar në SPB të Kumanovës.
Nga BDI akoma nuk kanë konfirmuar informacionin, ndërsa për emërimin e Ahmetit hesht edhe MPB./Shigjeta.net/