Faleminderit të gjithëve që u rreshtuat me ne, ndihem shumë krenar për sakrificën e pashoq, për vendosmërinë dhe kontributin e dhënë.

Ne u përballëm me policinë e shtetit që u vendos në shërbim të partisë, me nëntokën që ende po ngulfat dhe frikëson një popull që e varfëruan, dhe me blerje klasike të votës. Fitoren në komunën e Tearcës na e vodhën të njëjtit hajdutë që po e vjedhin ardhmërinë tonë. Gjithmonë në anën e njerëzve të drejtë, të atyre me dinjitet, të atyre që nuk shesin popullin e vet për asnjë çmim.