Ka qenë një surprizë e bukur për këngëtaren me origjinë shqiptare, Ana Oxa marrja e pasaportës që i jep nënshtetësinë e vendit tonë. Në vendin e saj të origjinës, në Krujë, bashkë me Ardit Gjebrean ajo ka rrëfyer thirrjen e brendshme për të qenë shqiptare dhe marrëdhënien me të atin.

Pasaportën në kështjellën e Skënderbeut ia ka dorëzuar Kryeministri Edi Rama, që ka gjetur mënyrën e tij për ta njoftuar për pasaportën.

Fama e Ana Oxa mbërriti në Shqipëri përmes këngëve të saj në Sanremo dhe kur ajo zbuloi origjinën e saj, menjëherë fitoi zemrat e miliona shqiptarëve. Me kalimin e viteve, duket se lidhja me vendlindjen e të parëve të saj është forcuar dhe Ana Oxa nga sot, është edhe një Ana Hoxha.

Tv Klan