Ndryshim të Kushtetutës për ndryshim të emrit është “kafshatë e madhe” për Maqedoninë në bisedimet për emrin, por me mjete diplomatike mundet vij deri te zgidhja, shkruan Rel. Së pari do të zgjidhen “të lehtat”, pastaj çështja kryesore, thonë analistët.
Kompromis për kontestin rreth emrit është e mundur. Me mjete diplomatike do të zgjidhen çështjet e lehta, pastaj ato më të vështirat, që do të vij deri te një zgjidhje e dinjitetshme, thonë analistët politik.

Greqia kërkon emër për përdorim të përgjithshëm që nënkupton edhe ndryshim të Kushtetutës, për palën maqedonase kjo është e papranueshme. Analistët thonë se duhet lëshime nga të dyja palët për të arritur kompromis.

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në fund të muajit të kaluar u takuan dy herë. Ata së pari kishin takim në Shkup, pastaj në Vjenë në të cilën ishte edhe medijatori Methju Nuimic. Javën e ardhshme Kotsijas prap do të viziton Maqedoninë.

E bukura është në detajet, ato tani janë shumë të rëndësishme që të shihet se si përmes mjeteve diplomatike do të zgjidhet kontesti, thotë profesori universitar Bekim Kadriu.

Ai vlerson se për Maqedoninë është e pranueshme që ta ndryshon emrin për përdorim të jashtëm, por siç thotë Kadriu, është kafshatë e madhe ndryshimi i Kushtetutës me qëllim ndryshimit të emrit.

“Nuk besoj se ne jemi në gjendje të pranojmë ndryshim pakusht të Kushtetutës që paraqet ndryshim të emrit për përdorim të brendshëm, ndryshim të tërësishëm të dokumentacionit, institucionet, vulat. Por gjithashtu ndryshim të Kushtetutës mund të ketë edhe në aspekt të irrendentizmit, eventualisht në këtë aspekt të mos bëhet ndonjë zgjidhje, këtu eventualisht mund të bëhet kompromis”, thotë Kadriu.

Kompromisi është i mundur, thotë ish diplomati Bllagoj Zashov. Ai thotë se ka përshtypje se opinioni grek dalëngadalë po kupton se kërkesat e tyre janë të tepruara, veçanarisht kërkesa për ndryshim të Kushtetutës.

“Zgjidhja sigurisht se do të kërkohet ngadal, dhe do të mirren vesh për ato punë që janë të kontestuara, ato punë që nga njëra apo tjetra palë mund të jenë të pranueshme, që në fund të afrohemi drejtë zgjidhjes së çështjes kryesore të emrit”, thotë Zashov.

Ai thotë se është e rëndësishme që me këto bisedime po krijohet besueshmëri mes dy palëve, që sipas tij është e domosdoshme për zgjidhje si dhe për marrdhëniet në të ardhmen mes dy vendeve./REL/