Retorikë parazgjedhore për pikë politike apo frikësim të popullatës me kriza të reja. Kështu një pjesë e analistëve komentojnë pohimet e liderëve të BDI-së dhe të VMRO-DPMNE-së, se shërbime të huaja që nuk i mendojnë të mirën Maqedonisë kanë penguar të arrijnë rezultate më të mira në punën e tyre apo të gënjejnë popullin me realitetin në vend. Ismet Ramadani nga Këshilli euroatlantike thotë se lojërat e tilla tashmë janë të lexuar, por sipas tij edhe sikur të kishte përfshirje të qendrave të huaja përgjegjësia sërish do të binte mbi këto dy partitë të cilët me vite janë në pushtet.

“Kemi mundur të bëjmë shumë më mirë nëse nuk përballeshim me një krizë mund edhe e planifikuar edhe e parashikuar nga qendra që nuk duan që ky vend të ecë përpara që nuk duan që ky vend ta zë vendin e merituar në rajon dhe Evropë por edhe në botë”, deklaroi Ismet Ramadani, Këshilli Euroatlanti.

Por, ndryshe nga Ramadani vlerëson Risto Nikovski, ish ambasador në Moskë i cili mbështet pohimet e Ahmetit dhe Gruevskit se shërbime të huaja nuk ia dëshirojnë të mirën Maqedonisë.

“Nuk ka asnjë dyshim se gjithë ajo që po ndodhë në dy vitet e fundit është rezultat i interesave të huaja dhe i veprimit të shërbimeve nga jashtë. Mendoj se është mirë që në këtë moment edhe Ahmeti edhe Gruevski drejtojnë gishtin nga shërbimet e huaja në krizën tonë”, u shpreh Risto Nikovski, ish ambasador.

Ahmeti në deklaratën e tij tha se shërbime të huaja egoiste dhe regresiste jo vetëm që janë nxitëse të krizës por ato punojnë edhe kundër integrimit të Maqedonisë në institucionet euroatlantike.

“Kemi mundur të bëjmë shumë më mirë nëse nuk përballeshim me një krizë mund edhe e planifikuar edhe e parashikuar nga qendra që nuk duan që ky vend të ecë përpara”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Pohimet e Ahmeti janë mbështetur edhe nga Gruevski I cili në deklaratën e tij shënjestrori skenarët e krizës.

“Nuk mundet që me skenarë të shkruar të rrënohet shteti dhe të shkatërrohet një popull pasi në një shtet me popull mendje-hapur as shërbime e huaja e as dikush nga jashtë siç thotë oponenti im, nuk do të mund ta mashtroj popullin”, tha ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Ahmeti dhe Gruevski pretendimet për përfshirjen e shërbimeve të huaja në krizën në Maqedoni i shpalosën në forumet e grave të partive të tyre, që u mbajtën në të njëjtën ditë, raporton Alsat-M