Pa u zbatuar tërërisht Marrëveshja e Ohrit, Sekretariati përgjegjës për implementim u shua. Analistët politik vlerësojnë se SIOFA nuk e ka kryer rolin për të cilin ishte themeluar, dhe kjo më së shumti lidhet me kuadrin që e kanë drejtuar këtë trup. Ismet Ramadani thotë se kanë dështuar të gjitha tentativat për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes dhe tani është themeluar zv/kryeministria për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për të cilin nuk është i sigurt se çfarë roli do të ketë në implementimin e kërkesave të shqiptarëve që dolën pas konfliktit, por për të me rëndësi është kuadri që do ta udhëheq.

“Sekretariati në perceptim kuptohej se kontrollon implementin e MO-së por fidbeku sishte siç duhet. Sado që janë munduar në forma të ndryshme ta kontrollojnë implementimin e MO-së përsëri përvoja ose e kaluara ka treguar se nuk ka pasur efikasitet në përmbushjen e gjithë kërkesave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi analisti politik Ismet Ramadani.
Për analisti Mersel Bilalli, SIOFA nuk është dashur të ekzistojë që në fillim pasi kështu vetëm u zhvlerësuar Marrëveshja Kornizë.
“Kjo që nuk u implementuar deri më tani nuk është problemi i emrit por i strukturave që e kanë menaxhuar këtë trup. U dëshmua se në të kaluarën u udhëhoqën persona që nuk u treguan të suksesshëm…Për mua nuk është dashur të ketë Sekretariat për zbatimin e MO-sëë por plan operativ Qeveritar i cili çdo vit do të bëjë programe për realizim dhe do të jep raport. Vetë ekzistimi i një organi të tillë e devalvon atë institucion në nivel të një organi në vend se të jetë obligim i Qeverisë dhe Parlamentit”, deklaroi Mersel Bilalli, analist politik.
Që nga viti 2008 Maqedonia ndërroi 5 zv/kryeministra për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes ende nuk janë plotësuar parimet bazë të saj. /SHENJA/