Për shkak të rezultateve të ngushta në zgjedhjet e 11 dhjetorit që nuk lënë mundësi për një qeveri stabile, janë shtuar zërat për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale në pranverë. Analisti Mitko Gaxhovski vlerëson se qeverie që do të del nga votimet e 11 dhjetorit, duhet të përmbush reformat urgjente për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja nga të cilat do të duhet të del një qeveri e qëndrueshme.

“Sipas meje është shumë e rëndësishme që ti jepet përkrahje Prokurorisë Speciale Publike, të formohen dhoma speciale në gjyqësorë të cilat do të merren me rastet e hapura tek Specialja, institucionet ti kthehen agjendës së integrimit dhe vendi të përgatitet për zgjedhje të ardhshme të shpejta demokratike nga të cilët do të del një qeveri me shumicë stabile në Kuvend”, tha Mitko Gaxhoski, analist.

Edhe Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për politikë evropiane vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja shpëtim për daljen nga situata e rëndë, megjithatë ai thotë se një proces i ri elektoral nuk do të mund të organizohej para vitit 2018.

“Me siguri do të ishte mirë organizmi i zgjedhjeve të reja parlamentare, por jo menjëherë. Cila do qeveri e re që do të formohet, duhet ti përqendrohet funksionimit të shtetit, të sistemit, të kthimit të sundimit të së drejtës dhe më pastaj mund të flasim për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas meje do të ishte mirë që këto zgjedhje parlamentare të organizoheshin para Raportit të ardhshëm të Komisionit evropian, i cili pritet të vij në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2018”, deklaroi Andreja Stojkovski, QMPE.

Analistët e intervistuar nga Alsat thonë se zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të anulohen pasi sipas tyre shteti nuk është i përgatitur për një proces demokratik./Alsat-M