Videoja që shfaq analistin politik jordanez që jep një intervistë përmes Skype për televizionin shtetëror pa pantallona, vetëm në brekë, është bërë virale në mediat sociale.

Majid Asfour u intervistua nga rrjeti i lajmeve Al-Jazeera muajin e kaluar lidhur me të shtënat po në këtë muaj në ambasadën izraelite në Aman.

Meqë intervista ishte vetëm përmes Skype, Asfour, i cili shërbeu si ish-kryeredaktor i gazetës jordaneze “Al Rai Arabic”, nuk e shpenzoi kohën duke veshur pantallonat për këtë intervistë, duke u veshur vetëm me xhaketë.

Ai vetëm vendosi laptopin në prehrin e tij duke e vendosur atë mbi dy jastëkë për tu siguruar se pjesa tjetër e trupit nuk shihet në video, transmeton Klan Kosova.

Duke se analisti mund t’ia kishte hedhur kësaj pune pa u vërejtur, po të mos ishte dikush tjetër në shtëpi që do të kapte gjithë skenën, ku Asfour ishte ulur në divan, me laptopin e tij në prehër, veshur me xhaketë, por pa pantollona.

Kanali televiziv i Abu Dhabi postoi pamjet në Twitter, ku më pas videoja e njejtë është shpërndarë e parë mijëra herë.

“Temperatura në Aman ishte mbi 30 ° C dhe unë isha në shtëpi, kështu që vendosa të vishja një xhaketë, një këmishë dhe të dilja “live””,  tha Asfour për Jordan Times.

Ai me shaka tha se ai kishte punuar në media dhe në politikë për një kohë të gjatë, por kjo ishte hera e parë që kishte përjetuar një popullaritet kaq të madh.

Videon që e shihni më poshtë thuhet se u filmua nga djali i tij, Manaf Asfour.