Analisti i njohur Sasho Ordanovski paralajmëron se do të dështojë operacioni pompoz i kryeministrit Zoran Zaev i quajtur si “fshesa”. Sipas tij ky plani i shpikur për të shpëtuar në raundin e dytë ka dështuar ende pa filluar.

Sipas tij ka shumë arsyet që ky plan do të dështojë. Ai shkruan se arsyet janë se pengesa është edhe tek kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që kjo parti i ka dërguar porosi Zaevit se mund të bëj si të dojë me kuadrot e LSDM, por jo edhe me ato të BDI-së.