Analisti Ardian Kastrati është përlotur në studion televizive, derisa ka treguar një ngjarje të rëndë, dëshmitar i së cilës ishte gjatë luftës në Kosovë.

Kastrati ka treguar se me 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë vet ai, ku kishte parë teksa dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe ia kishin hedhur në pus.

“Sytë e mijë kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut. Dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.