I dashur DJAL AXHE,
(Muzafer Ajet ALIU – 1961-1.Maj.2021)

Edhe pse na ndanin vetëm pesë pranvera përsëri Ti më jepje prioritet kur isha pranë teje. Dhe sot e kuptova se pse ndjehesha më i sugurt kur ti ishe afër meje. Përjetuam shum sfida gjat jetës por megjithate kaluam bukur dhe me respekt të ndërsjellë.

Ne të dy dallonim vetëm në provinienca sepse ndjeheshim demokrat, por mbi të gjitha Ti ishe ME mua dhe PËR mua kurdo kur unë isha në pyetje. Unë ndoshta nuk arita të bëjë për ti aq sa ti e meritoje, por jam munduar të mbajë distancën, rrespektin dhe PËRQAFIMIN meritor.

Por SOT më duhet të të them LAMTUMIRË djal axhe, sepse secili nga ne do të dorëzohej para një sëmundje aq të fuqishme.
E di se do të më presësh, jo pse deshiron të vdes por sepse tek Ti atje në botën e amshuar thuhet se gjendet bukuria dhe lumturia, përkundër kësaj bote të çoroditur e me plot pelin.

Prandaj PREHU i qetë MUSO, gjykoj se jetove me nder dhe dinjitet si Mjeshtër i zanatit tënd !

O ZOT I MADH mëshiroe këtë njeri të mirë.

(q.aliu)