Nga Shaban Murati

 

Ekskluzive Dita – Kam përsëritur disa herë në analizat e mia se pandemia e koronavirusit nuk do të ndryshojë as raportet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe as Serbinë si shteti i vetëm agresiv ekspansionist në rajon. Në kohën kur gjithë shtetet e Ballkanit, të Europës dhe të botës, të vogla apo të mëdha, të fuqishme apo të dobta, të pasura apo të varfëra, janë përqëndruar në luftën kundër pandemisë, i vetmi shtet që po ngren flamujt dhe shpatat e luftës reale meushtri dhe që po kërcënon shtetet e rajonit me raketa është Serbia.

Ministria e Mbrotjes e Serbisë njofton në faqen e saj zyrtare se në 2 maj presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura serbe, Aleksadër Vuçiç, ndërmori një demonstrim publik të forcave raketore serbe gjatë vizitës së tij në batalionin e tretë të raketave të divizionit të 250-tëtë raketave në Jakovo. Presidenti serb paraqiti për herë të parë publikisht sistemin e raketave kundërajrore “Pancir S1” të blera në Rusi dhe u mburr se Serbia ka tani në pronësi sistemin më modern kundërajror të raketave, për të cilin falenderoi presidentin rus Vladimir Putin dhe që“është rezultat i bashkëpunimit tonë të mrekullueshëm me Federatën Ruse”.

Presidenti Serb u mburr se forca ajrore serbe me raketat ruse janë dhjetë herë më të fuqishme se sa gjatë agresionit të NATO-s kundër Serbisë. Përveç këtij demonstrimi të fuqisëushtarake serbe të raketave, presidenti serb njoftoi me entusiazëm se Serbia do të organizojë në muajin tetor të këtij viti manovrat më të mëdha ushtarake, dhe me një gjuhë agresive, tipike të luftës së ftohtë, deklaroi: ”Ne do të demonstrojmë një fuqi të tmerrshme ushtarake. Serbia paraqet në vetvete një forcë ushtarake serioze, në mënyrë të pakrahasueshme më të fuqishme se më parë”.

Është me të vërtetë e habitëshme se si dhe pse në kulmin e angazhimit të të gjithë shteteve të botës me koronavirusin presidenti i Serbisë zgjedh të vrigëllijë armët dhe raketat dhe të ndërmarrë provokime luftënxitëse. Përveç mburravecërisë tipike ballkanike, demonstrimi i tanishëm i forcës ushtarake serbe ka qëllime të caktuara politike, diplomatike dhe strategjike në rajon.

Provokimi i parë i presidentit serb dhe i Serbisë është kundër NATO-s. Vuçiç u mburr se ka zgjedhur qëllimisht datën 2 maj të kësaj parade, sepse ështëdita kur forcat ajrore serbe rrëzuan një avion F16 të NATO-s gjatë inkursioneve ajrore atlantike në vititin 1999 kundër makinës ushtarake të Millosheviçit. Presidenti serb deklaroi se është krenar për makinën ushtarake të diktatorit serb Millosheviç, në qeverinë e të cilit ka qenë ministër. Në mënyrën me sfiduese të mundëshme presidenti iu kundërvu NATO-s, BE dhe botës së qytetëruar demokratike, duke glorifikuar kohën dhe politikën e përgjakëshme të regjimit të kriminelit ndërkombëtar tëluftës Millosheviç: ” Ne e konsiderojmëatë një të kaluar të lavdishme,heroike”. (Le të shpresojmë ta kenë dëgjuar e lexuar zëdhënësit e BE). Brukselit dhe kryeqyteteteve ballkanike duhet t’u tërheqë vëmendjen që në kohën e pandemisë presidenti serb shpërtheu një fushatë personale kundër BE dhe kundër Europës dhe tani kulmon me fushatën kundër NATO-s.

Demonstrimi i forcës ushtarake serbe me raketat ruse “Pancir S1” është një provokim i drejtuar SHBA dhe NATO-s, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen qeverisë së Serbisë për armët e sofistikuara ruse, me të cilat ajo po armatoset, dhe e kanë paralajmëruar për vendosjen e sanksioneve kundër saj. Në datën 23 shkurt 2020, kur raketat e para ruse të sistemit “Pancir S1” mbërritën në Serbi, një zëdhënës i departamentit të shtetit i deklaroi “Zërit të Amerikës”:“Në diskutimet me zyrtarët e lartë të qeverisë serbe ne kemi shprehur shqetësimin që Serbia po blen pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë blerjene sistemit Pancir”. Agjencia amerikane elajmeve “Ass.Press” njoftonte atë ditë se “Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për aplikimin e sanksioneve, veçanërisht për armët, që mund të rrezikojnë sigurinë e shteteve anëtare të NATO-s, fqinjë me Serbinë”.

Provokimi i ri luftënxitës i presidentit dhe i Serbisë drejtohet kundër vendeve të rajonit. Vuçiç i hedh dorashkën e luftës gjithë shteteve të rajonit, kur deklaron se “Serbia është vend i vogël i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s, por ne nuk do te jemi Bambi që të na gëlltisin”. Nuk ka naiv që të besojë se gara e ethëshme e armatimeve, ku është futur Serbia dhe armatimi i saj me sistemet e raketave ruse,bëhet përpaqen dhe miqësinë me shtetet e Ballkanit. Diplomacia serbe e raketave ruse synon që të shantazhojë shtetet e rajonit dhe t’i bëjë ata t’i nënshtrohen projekteve hegjemoniste serbe në Ballkan.

Mund të tingëllojë tepër absurde, por presidenti i Serbisë Vuçiç,duke patur në sfond raketat ruse, deklaroi në 2 maj se armatosja e Serbisë me raketat ruse “ është mbështetje e madhe për  mbrojtjen e gjithë rajonit”.Është absurde, se askush nuk i ka ngarkuar Serbisë detyrën e mbrojtjes së shteteve të rajonit. Është absurde, sepse të gjithë shtetet e rajonit rrethe rrotull Serbisë, përfshirë edhe katër shtete që kanë dalë nga ish Jugosllavia, janë anëtarë të NATO-s dhe është qesharake të pretendojë Beogradi se dhjetë shtetet anëtare të NATO-s në rajon do ta lenë veten në mëshirën e mbrojtjes nga Serbia. Megallomania serbe për mbrojtjen serbe të rajonit mishëron pretendimin e pandryshuar historik serb për të dominuar dhe sunduar rajonin. Më saktë saktë për të dominuar atë që ka mbetur nga ish Federata Jugosllave, të ashtuquajturën Jugosllavi e Re e cunguar, ku përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Histeria e re luftënxitëse në Beograd e komprometon keq të ashtuquajturën politikë të“neutralitetit”, që pretendon Serbia se po ndjek. Një “neutralitet” me baza ruse, me raketa ruse dhe me gjuejtës të sofistikuar rusë, mund ta profesojë vetëm diplomacia bizantine serbe. Deklarata politike e neutralitetit tëSerbisë u miratuanga parlamenti serb në vitin 2007 nën diktatin e Moskës, me qëllim që të ndalohej Serbia të hynte në NATO, meqë Rusia u tremb se NATO në vitin 2006 e përfshiu Serbinë në programin e saj “Partneritet për Paqe”.

“Neutraliteti” serb është selektiv dhe përdoret vetëm në marrëdhëniet me Perëndimin, kurse për Rusinë ai nuk aplikohet kurrrë. Është interesant që Serbia dhe udhëheqësit serbë flasin shumë nëpër forumet diplomatike për politikën e neutralitetit, por Serbia nuke ka futur parimin e neutralitetit në Kushtetutën e saj. Neutraliteti është thjesht një deklaratë politike e parlamentittë 2007 dhe jo detyrim kushtetues. Dhe duke qene deklaratë politike, Serbia e përdor sipas interesit dhe orientimit të saj strategjik. Këtë dëshmojnë marrëdhëniet e ngushta ushtarake dhe aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Neutraliteti i rremë nuk e ka penguar Serbinë të bëhet shtet vëzhgues në organizatën ushtarake të krijuar dhe drejtuarnga Rusia, CSTO, ku bëjnë pjesë disa shtete të ish Bashkimit Sovjetik, nuk e ka penguar t’i japë Rusisë një bazë ushtarake në Nish dhe së afëmi një bazë ushtarako-ajrore në Vojvodinë, as të zhvillojë manovra të përvitëshme ushtarake me forcat e armatosura ruse në Serbi, etj.

Ngjarja, që Serbia ndërmerr një fushatë luftënxitëse në kohën e pandemisë, duhet konsideruar një zhvillim negativ shumë i rrezikshëm në rajon. Së pari, kemi një agresivitet në rritje të Serbisë në planin ushtarak dhe një ringjallje të frikëshme të histerisë antiatlantike dhe antiperëndimore. Glorifikimi presidencial i “kohës së lavdishme” të Millosheviçit të agresioneve të përgjakëshme të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duhet të jetë një këmbanë e madhe alarmi për BE, për NATO-n dhe për shtetete rajonit, se një frymë e rrezikëshme dhe recidiviste e luftës në Ballkan po ngrihet në Beograd. Këtë frymëluftënxitëse po e pompon sidomos Rusia, e cila e organizon si kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në rajon me dy shtete ish-jugosllave, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan dobëson rolin e Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan, ndaj ato po e kthejne Serbinë në një depo të madhe luftarake dhe po shantazhojnë me diplomacinë e raketave ruse. Nuk është aspak rastësi që Serbia me shërbimet e saj të specializuara pati një rol tepër aktiv dhe qendror në operacionet diversioniste ruse për sabotimine anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia dhe Serbia u përpoqën dhe po përpiqen që të kundërbalacojnë zgjerimin e NATO-s dhe të BE në Ballkanin Perëndimor me projektet diplomatike serbe të“Ballkan 6” apo të “Minishengenit” për të vendosur hegjemoninë serbe në Federatën e re Jugosllave të cunguar. Por duk e parë që projektet diplomatike serbe në Ballkanin Perëndimor nuk po ecin, Rusia po nxit Serbinë për aplikimin e diplomacisë së raketave, që nëpërmjet presionit ushtarak serb të imponojëndikimin dhe lidershipin serb në Ballkanin Perëndimor.

Kemi një zhvillim negativ, i cili duhet të tërheqë sidomos vëmendjen e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë dhe objektiv kryesor i çdo strategjie dhe doktrine ushtarake serbe në rajon. Qeveritë dhe diplomacia e dy shteteve shqiptare duhet të reagojnë fuqishëm ndaj armatosjes së rrezikëshme të Serbisë. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës që reagon me forcë për raketat ruse në Serbi, por para Amerikës duhet të reagojnë Shqipëria dhe Kosova, që i kanë raketat ruso-serbe te pragu i shtëpisë dhe të cilat në doktrinën sekrete ushtarake serbe janë klasifikuar si dy kërcënimet kryesore të Serbisë.

Provokimet luftënxitëse të Serbisë në kohën e pandemisë duhet të shkundin opinionin zyrtar dhe publik nga opiumi gjumëndjellës serb, që po përhapin idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptarkonstatohet një fenomen i rrezikshëm, ku me sposorizim të Serbisë janë krijuar qendra, portale dhe OJQ “studimore”, që përhapin tezat e rrezikshëm të“dashurisë historike” të Serbisë me shqiptarët, se “midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka pasur kurrë luftë”, se “shqiptarët gabojnë që e shohin Serbinë nga narrativae Kosovës”, etj. Këshilltarët jugosllavë dhe filorusë, që punojnëpranë qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës, qarkullojnë nëpër kafene diplomatike ballkanike idenë idiote të një aksi Shqipëri-Serbi, që do ta mbrojë gjoja Shqipërinë nga Greqia dhe Serbinë nga Kroacia,etj. Ndërkohë që shteti serb me shërbimet e tij të specializuara punojnë të trullosin shqiptarët me narkozën e përrallave të“miqësisë historike”shqiptaro-serbe dhe të parajsës së katër lirive serbe të “minishengenit”, Serbia armatoset deri në dhëmbë dhe drejton raketat ruse drejt Shqipërisë dhe Kosovës.

Shpresojmë që shantazhi i ri i diplomacisë së raketave, që presidenti serb Vuçiç dhe Serbia po shpalosin edhe në kohën epandemisë, të kthjellojë ballkanikët e dalldisur qeveritarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se nuk vjen dashuria nga shteti, që të ka gjymtuar territoret dhe popullin, dhe me të cilin ke 1300 vjet armiqësi strategjike dhe ekzistenciale.