Gazetari Muhamed Zeqiri për vite me rradhë ishte një zë i rëndësishëm kritik në Maqedoni, ku për vite të tëra në studion e tij kaluan shumë analistë, politikanë dhe pushtetarë, ndërsa intervistat e tij ndikonin që zhvillimet në Maqedoni të merrnin kahje tjetër, një dimension të ri. Falë guximit dhe aftësisë profesionale, shumë të vërteta të hidhura shfaqeshin në ekranet televizive, jo vetëm për temat që preknin shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi. Kjo ngaqë emisioni i tij ishte bërë për vite me rradhë adresë e vetme ku të ftuarit nuk mund të iknin nga pyetjet, aq më tepër e kishin të pamundur të dezinformonin me përgjigje.

Së fundmi, Muhamed Zeqiri bëri një kalim të “guximshëm”, ku pas 18 vitesh e braktisi profesionin e gazetarisë dhe u anëtarësua në rradhët e LSDM-së, pas kësaj ngjarjeje një lum kritikash, sharjesh dhe ofendimesh të pafundme i gjejmë aktuale edhe pas 1 muaji nga shumë portale, media dhe analistë të afërt me partinë në pushtet BDI. Pyetja normale që do lindte pas kësaj situate është se pse shqetësohet kaq shumë BDI për Muhamed Zeqirin dhe kalimin e tij në LSDM? A po i rrezikohen votuesit nëpër qytetet e Maqedonisë dhe a rrezikon BDI të humb Çairin? Të gjitha këta pyetje lindin si shkak se çdo ditë dicka e re nxirret nga analistët dhe mediumet e afërta me BDI për përballjen dhe njollosjen e figurës së Muhamed Zeqirit.

Një tezë të këtillë ka ngritur edhe analisti i njohur shqiptar Ramadan Ramadani në kolumnën e tij për javoren “Fokus”, ku ka vënë në pah frikën që është shfaqur në taborin e partisë shqiptare në pushtet BDI-së nga bashkangjitja e gazetarit Muhamed Zekiri në rradhët e LSDM-së, BDI ka ngatërruar kalendarin dhe gjeografinë e tyre duke e akuzuar Muhamed Zekirin si “kauri” që do të ndikonte në humbjen eventuale të Kërçovës, gjegjësisht Strugës nga shqiptarët. Ai me këtë rast kujton BDI-në se Zekiri është nga Çairi i Shkupit dhe se do jetë vendimtarë për humbjen e tyre në Çair dhe jo në Strugë e Kërçovë.j